“Zbulimi” i fundit i Daçiqit: Kemi dëshmi se në jug të Mitrovicës është grumbulluar armatim

LAJME


Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka deklaruar se Serbia ka prova të qarta se F0rcat Policore të Kosovës sot kanë dërguar amrë dhe mun icion në jug të Mitrovicës, dhe gjithashtu ka rikujtuar garancinë e KFOR-it në lidhje me hyrjen e çfarëdo f0rce të amratosur të Kosovës në veri të Kosovës.

Shefi i diplomacisë serbe tha se “sot kishte një deklaratë nga KFOR-i se nuk ka pasur lëvizje [të forcave policore të Kosovës], kurse Vuçiq tha se kishte. Është e vërtetë që nuk ka pasur lëvizje në veri, por çfarë kërkonin f0rcat në jug të Mitrovicës, ku ata kanë sjellë amrë dhe mun icione, për çfarë ne kemi dëshmi të qarta? Pse erdhën aty? Çfarë është ky demonstrim? “, tha Daçiq në televizionin shtetëror serb RTS.

Më tej ai tha se “një pjesë e jona këtu në Serbi thonë – e shihni, KFOR-i e demantoi Vuçiqin”

“Ju, më shumë i besoni shërbimeve të Kosovës ose KFOR-it, apo shërbimeve serbe të sigurisë, të cilat kanë informacion të tillë?”, pyeti ministri, përcjell Telegrafi.

“Ne shqyrtojmë çdo informacion që vjen këtu dhe shumë seriozisht paralajmërojmë të gjithë- detyra e pranisë ndërkombëtare është për të parandaluar masa të këtilla të Kosovës në fushën ekonomike, por edhe për të parandaluar çdo destabilizimin. Prandaj, mos e provokoni Serbinë”, tha ai.

Lidhur me raportimet e sotme në media që në qytetin e Mitrovicës ka pasur masa të shtuara të Policisë, zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, për rajonin e veriut të Mitrovicës, Besim Hoti, ka thënë sot për Telegrafin se në Mitrovicë nuk ka pasur asnjë aktivitet të jashtëzakonshëm dhe se patrullimet policore janë rutinë e rregullt e tyre. /Telegrafi/