Zgjerimi i Greqisë në Detin Jon: Cilat janë prapavijat dhe a është i vërtetë zyrtarizimi

LAJME


Zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Jon është botuar në Fletoren Zyrtare të Greqisë, duke e bërë atë zyrtare dhe në fuqi.

“Me botimin e tij në Fletoren Zyrtare, dekreti Presidencial për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, pra deri në Kepin Tainaro në Peloponez ka hyr në fuqi ”.

Kjo thuhet në njoftimin e lëshuar së fundmi nga Ministria Greke e Punëve të Jashtme.