ZVICËR: Për katër vite e ardhshme pritet të punësohen 3 mijë të rinj nga Kosova

LAJME


Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë e të rejat në Kosovë gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve, duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të rejat. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.Hvp videvnn 5 svkonda dhe shfvqen pvmjet eksklvzive