ZYRTARE / Hyn në fuqi vendimi për zgjerimin e Greqisë në detin Jon

LAJME


Zgjerimi me 12 milje i Greqisë në detin Jon është botuar në Fletoren Zyrtare të Greqisë, duke e bërë atë zyrtare dhe në fuqi.

“Me botimin e tij në Fletoren Zyrtare, dekreti Presidencial për zgjerimin e Greqisë me 12 milje në detin Jon, pra deri në Kepin Tainaro në Peloponez hyri në fuqi sot”.

Kjo thuhet në njoftimin e lëshuar së fundmi nga Ministria Greke e Punëve të Jashtme.